Nëse sot në ora 16: 00 Alternativa e lëshon qeverinë, numri i drejtorëve, zv/drejtorëve dhe disa funksione të tjera të ASH-së do të rriten, mëson TS nga burime të sigurta brenda ASH-së.
Nga ana tjetër sot TS ka publikuar të gjitha funksionet që ka përfituar Aleanca për Shqiparët në krye me Arben Taravarin që tani zyrtarisht është pjesë e qeverisë së RMV-së.
ASH-ja do të bashkëqeverisë me LSDM-në që është në koalicion të përbashkët, me BDI-në dhe PDSH-në.
TetovaSot ka qenë portali i parë që ka publikuar të gjithë ministritë që do të udhëheq ASH-ja sot nxjerrim të gjitha postet që ka fituar nga Ministritë, zv/Ministritë, Drejtoritë, Zv.Drejtorit dhe Sekretarët Shtetëror. ASH-ja ka fituar edhe poste tjera si udhëheqës sektoresh në drejtori të rëndësishme si Dogana dhe institucione tjera.
TS, gjithashtu ishte portali i parë që publikojë emrat e ministrave dhe zv/ministrave të ri të ASH-së, së shpejti do të publikojë edhe emrat e drejtorëve dhe posteve tjera.