Neokirurgu Venko Filipçe, i cili për momentin është këshilltar për shëndetësi në kabinetin e kryeministrit Zoran Zaev, do të jetë ministri i ri i Shëndetësisë, konfirmuan për MIA-n burime qeveritare. Me këtë, pas pauzës dymujore, do të plotësohet vendi i zbrazët pas tërheqjes së Arben Taravarit nga Aleanca për Shqiptarët. Taravari e braktisi funksionin për shkak të pjesëmarrjes në zgjedhjet lokale, në të cilat u zgjodh kryetar i komunës së Gostivarit. Pritet që Qeveria ra dorëzojë propozimin deri te Kuvendi së bashku me propozimet për vendet e tjera të zbrazëta për ministër pa resor dhe zëvendësministër të Arsimit dhe Shkencës.
Data 25.08.2026
Aktuale
- Dija që kapërcen kufijtë kombëtarë
- Gjenocidi në Gaza vazhdon: 73,431 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite që nga tetori 2023
- Loja e madhe shpërblyese e UNI-Bankës dhe Mastercard – “Paguaj dhe hyr në lojë”!
- Miteva: Qeveria miratoi shportën shkollore, çmimet e materialeve shkollore ulen deri në 15 për qind
- (VIDEO) Zgjedhjet e parakohshme: LSDM akuzon Mickoskin për destabilizim, ai i përgjigjet opozitës
- (VIDEO) Shtrenjtimi i derivateve – Qytetarët të revoltuar, kërkojnë masa lehtësuese
- Kina paraqet propozimet mbi zgjidhjen e çështjes palestineze
- Albin Kurti nesër për vizitë në Maqedoninë e Veriut, regjim i posaçëm i trafikut në Shkup


