S A 2019-04-03T09:42:03+02:00
Nëntë persona më lehtë janë lënduar në shtatë prej gjithsej 11 fatkeqësive të cilat kanë ndodhur gjatë njëzet e katër orëve të kaluara në rajonin e Qytetit të Shkupit. Në katër fatkeqësi është shkaktuar dëm material.
Sipas të dhënave të SPB Shkup, janë dhënë masa ndëshkuese për 18 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, një shofer i cili e ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, 12 para se ta fitojnë të drejtën e drejtimit të automjetit motorik dhe katër shoferë fillestarë.
Nga komunikacioni janë përjashtuar edhe 12 automjete të paregjistruara. Janë dhënë edhe gjoba për 71 automjete për parkim jo të drejtë, ndërsa me automjetin special “karrotreci” janë larguar 54 automjete.
Janë sanksionuar edhe katër shoferë të cilët kanë kaluar udhëkryqin në semafor të kuq, katër shoferë të cilët nuk u kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në një vendkalim të shënuar për këmbësorë, dy për rreshtim jo të drejtë, një për tejkalim jo të drejtë, dy drejtues të motorit, mopedit dhe motoçikletës për mospërdorimin e helmetës, një për mosmbajtjen e rripit të sigurisë dhe tre për përdorimin e telefonit celular.
Loading…



