Në kuadër të vizitës në Bukuresht me rastin e pjesëmarrjes në takimin joformal të ministrave të Mjedisit Jetësor të BE-së, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Sadulla Duraki realizoi takim bilateral me homologët rumunë, ministren e Mjedisit Jetësor, Graciala Leokadia Gavrilesku dhe ministrin për Ujëra dhe Pyje, Joan Denesh.
“Më pas, jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e jashtëzakonshme të mjedisit jetësor për shëndetin dhe mirëqenien e gjeneratës së tashme dhe të ardhshme, ata nënshkruan Memorandum mirëkuptimi midis Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Ministrisë së Ujërave dhe Pyjeve të Rumanisë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes së mjedisit jetësor, ndryshimeve klimaterike dhe resurset e ujit”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.
Me nënshkrimin e Memorandumit përforcohet dhe thellohet bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes së mjedisit jetësor midis këtyre dy shteteve dhe hapet mundësia për realizimin e projekteve të përbashkëta në rrugën tonë drejt BE-së.


