Banka botërore (BB) edhe më tej do t’i mbështesë aktivitetet e Bankës popullore (BP) për integrim të sistemit tonë financiar në sistemet pagesore evropiane, e posaçërisht përmes vendosjes së sistemit pagesor për instant pagesa dhe ndërlidhjen e tij me sistemet pagesore të vendeve nga Ballkani Perëndimor dhe integrimi me TIPS (Target Instant Payment Settlement) të Bankës qendrore evropiane, u cek në takimet mes guvernatorit Trajko Sllaveski dhe zëvendëskryteraes së Bankës botërore, Antonela Basani dhe drejtoreshën rajonale për Ballkanin Perëndimor pranë Bankës botërore Shjiaoçjing Ju, gjatë Takimeve pranverore të grupacionit të bankës botërore (BB) dhe Fondit monetar ndërkombëtar (FMN) në Uashington, SHBA.
“Përpjekjet e Bankës popullore, me mbështetje nga Banka botërore, për anëtarësim të vendit në Rajonin e vetëm për pagesa në euro (SEPA), si dhe për përfundim të suksesshëm të procesit për inkuadrimin e të gjitha bankave në skemën për transfere kreditore të SEPA-s tashmë japin rezultate konkrete përmes lirimit dhe avancimit të shpejtësisë dhe transparencës së pagesave tejkufitare nl euro për qytetarët dhe për kompanitë”, thonë nga BP.
Theksojnë se Banka popullore për momentin është e fokusuar në vendosjen e sistemit për instant pagesa në vend, bazuar në klonin e TIPS-it, të cilin e zhvillon Banka e Itlaisë për pesë vende nga Ballkani Perëndimor në pajtim me vendimin e Bordit drejtues të BQE-së.
Në takimin me përfaqësues të lartë të Bankës botërore në Uashington, siç theksojnë, u cek rëndësia e partneritetit në kuadër të disa projekteve për të cilat Banka botërore siguron mbështetje teknike për Bankën popullore.
Delegacioni i Bankës popullore në Uashington merr pjesë edhe në tryezën e rrumbullakët me përfaqësuesit e Bankës botërore, Bankës së Itlaisë dhe bankave qendrore të Shqipërisë, BeH-së, Kosovës dhe Malit të Zi, kupo shqyrtohen aktivitetet rrjedhëse dhe hapat e ardhshëm për vendosje të sistemit për instant pagesa të bazuara në klonin e TIPS-it.


