Në kuadër të vizitës së tij disaditore në Bullgari, nënkryetari i TIKA-s, Dr. Mahmut Çevik, ka realizuar një sërë takimesh me përfaqësues dhe qytetarë turq në këtë vend.
Dr. Çevik, pas takimit të realizuar me ambasadorin e ri turk në Bullgari, Mehmet Sait Uyanık, realizoi takim edhe me kryemyftiun e Bullgarisë, Mustafa Hacı Aliş.
Edhe ambasada turke në Bullgari, në rrjetet sociale të tyre, kanë shkruar mbi vizitën zyrtare të nënkryetarit të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), Dr. Mahmut Çevik.
Gjithashtu, gjatë kthimit të tij në Turqi, Dr. Mahmut Çevik, pati rastin që të takohet me Konsulin e Përgjithshëm në Burgaz, Burgaz Tolga Orkun dhe Konsullin e Përgjithshëm në Plovdiv, Korhan Küngerü.