Gazetari fashist dhe aktualisht drejtues ekzekutiv i Klubit të Futbollit “Vardar”, Milenko Nedellkovski, ka komentuar dënimet e Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM) ndaj KF Shkëndija, duke e lidhur çështjen me strukturën e ligave vendore në rajon, shkruan gazeta KOHA.
“Në Ligën e Futbollit në Maqedoni luajnë ekipe maqedonase. Në Shqipëri luajnë ekipe shqiptare, në Kosovë kosovare, në Serbi serbe… e kështu me radhë. Emisione debati, çfarë janë këto?!”, ka shkruar Nedellkovski, ndërsa racizmi i tij vjen nga reagimet dhe dënimeve disiplinore ndaj KF Shkëndija nga FFM, si dhe diskutimeve për mundësinë e ndryshimeve në garat vendore.
Nedellkovski aktualisht mban postin e drejtorit ekzekutiv në KF “Vardar”, një nga klubet më të mëdha të futbollit në vend. Ndërkohë, KF Shkëndija është klub nga Tetova që garon në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut dhe është një nga ekipet më të suksesshme në vitet e fundit në kampionat. Së fundmi, Shkëndija u dënua më 105.000 euro gjobë, katër ndeshje pa publik dhe përjashtim nga Kupa e Maqedonisë 2026/27.


