As 20 për qind e të punësuarëve në Zonën e Lirë Ekonomike të Tetovës nuk janë shqiptarë, thonë për Gazetën Lajm të punësuar shqiptarë në këtë zonë. Sipas tyre edhe më i vogel është numri i shqiptarëve në poste udhëheqëse. “Në poste udhëheqëse thujase nuk ka asnjë shqiptar, kurse edhe numri i të punësuarëve nuk besoj se kalon mbi 20 për qind. Kjo tregon se as në Tetovë, qytetin më të madh shqiptar në Maqedoni nuk respektohet përfaqësimi i paraparë sipas Marrëvshjes së Ohrit”, thotë për Lajm një i punësuar nga Tetova. Edhe pse bëhet fjalë për investine private, Punësimet në Zonën e Tetovës i përmend vazhdimisht gjatë fushatës kryetari i BDI-së Ali Ahmeti. Ai me një rast ka thënë se 500 familje i sigurojnë “2 vakte” në investimin e Zonës së Tetovës. Pikërisht termi emocional “2 vakte” i intrigoi gazetarët e Lajmit të bëjnë një hulumtim për përqndjen etnike të punësuarëve, sepse na lindi dyshimibqë Ahmeti një term të tillë emocional mund ta përdorë vetëm kur është në pyetje interesi i VMRO-së dhe i maqedonasve. Në bazë të dëshmive të punësuarëve, u vërtetuan dyshimet tona që në këtë Zonë më tepër punojnë maqedonas se shqiptarë. Zyrtatisht nga atje nuk japin përqindje të sakta, duke thënë se të punësuarit nuk i ndajnë në baza etnike, floskulë që përdorin shpesh edhe institucionet shtetërore kur dëshirojnë të fshehin përfaqësimin e ulët të shqiptarëve.
Data 18.09.2026
Aktuale
- Leonora Jakupi bëhet e sinqert dhe tregon çfarë ndodhi me syrin e san
- Takimi i rëndësishëm i Bedri Hamzës me liderët pas vendimit të Gjyaktës Speciale
- Presidentit iranian i lejohet hyrja në SHBA!
- Djali i Kadri Veselit në protestë: Zëri i popullit është prioriteti ynë
- Trimëria e UÇK-së: Një histori e pavdekshme e pavarësisë së Kosovës
- 110 ditë rezistencë, qëndresë/ “Shqipëria kërkon revolucion”!, protesta kundër kryeministrit mbyllet te komisariati 1: Lironi çunat, arrestoni Ramën
- Neziri: Vendimi i Hagës ishte befasi, zhbërja e gjykatës nuk do t’i zhbëjë edhe vendimet e saj
- Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, avokati Mustafa: Mbrojtja ka argumente për ta kundërshtuar vendimin


