Vitin e kaluar, 8488 persona me origjinë bullgare u bënë shtetas bullgarë. 5940 persona të tjerë morën dokumente bullgare në bazë të një prindi bullgar, tha Nënpresidentja Ilijana Jotova.
Me natyralizim bullgarë u bënë 719 persona. Shumica e qytetarëve të rinj janë nga Maqedonia e Veriut – 7696. Ata nga Ukraina janë 1547 persona ose rreth 1/10. Rusët që u bënë shtetas bullgarë janë 479.
Ndër shtetasit e rinj bullgarë janë 1269 persona nga Shqipëria, 1145 nga Turqia, 1127 nga Moldavia dhe 1053 nga Serbia. 1926 persona rifituan nënshtetësinë dhe 188 u privuan.
2988 personave iu refuzua shtetësia.
Në vitin 2020 nënshtetësinë bullgare e morën 16 709 persona, pra dy herë më shumë se në vitin 2019, kur ishin 8 887.



