Është rritur vetëdija e qytetarëve për të lajmëruar presionet e ndryshme gjatë fushatës. Kështu vlerësojnë nga Organizata “Ne vendosim”, të cilët në konferencë për mediat, potencojnë se deri tani në Linjën SOS janë bërë 30 thirrje të qytetarëve për të paraqitur parregullsi gjatë fushatës, kryesisht votues fiktiv dhe presione të ndryshme. Kastriot Memeti nga “Linjën SOS” deklaron se qytetarët kanë paraqitur presione nga partitë politike dhe përfaqësuesit qeveritar për pjesëmarrje nëpër tubime.
“Gjatë punës sonë po ashtu kemi pasur informata edhe raste të personave të cilët kanë lajmëruar se kanë pasur shtypje nga ana e partive politike për pjesëmarrjen në tubime të ndryshme politike. Këto shtypje kanë qenë të bëra nga persona të cilët punojnë në institucionet shtetërore, poashtu mund të konkludojmë se qëndrojnë lart në hierarkinë shtetërore, me çka kemi njëkohësisht keqpërdorim të detyrës zyrtare”, ka deklaruar Kastriot Memeti, SOS Linja.
Sipas Mehmetit nga Linjën SOS, qytetarët janë ankuar edhe Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, pasi sipas tyre, nuk i kanë marrë parasysh ankesat për votues fiktiv në adresa të caktuara.
“Qytetarët të cilët kanë lajmëruar kësi raste ju kanë rekomanduatr nga ana e KSHZ-së që të adresohen deri tek Ministria e Punëve të Brendshme me çka kemi në një far mënyre mosrespektim të kodit të punës nga ana e këtij institucioni, me çka kemi edhe veprën e cila është e paraparë edhe në kodin penal në bazë të nenin 363 i cili thotë keqpërdorimi i detyrës zyrtare”, tha më tej ai.
Nga organizata joqeveritare “Ne vendosim”, shumica e këtyre kallëzimeve të cilat janë bërë në “Linjën SOS”, janë bërë nga personat anonim. Nga Linja SOS u bëjnë apel institucioneve që të zbatojnë ligjet, ndërsa qytetarëve u bëjnë thirrje që të paraqesin çdo parregullsi që do ta vërejnë.
Mefail Ismaili /SHENJA/
“Ne vendosim”: Partitë politike, presion… by tvshenjaofficial