25 August 2018 / 11:07
Në vendkalimi kufitar “Tabanoc” sot është zmadhuar frekuenca e automjeteve, ndërsa koha e pritjes zgjat rreth 30 minuta. Tek kalimet tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje të gjata për hyrje-dalje nga shteti, njofton LAMM.
Intensiteti i komunikacionit tek autostradat është zmadhuar.
Në disa rrugë mund të ketë rrëshqitje të dheut sidomos në akset: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë.