Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, me kushte kryesisht të thata në shumicën e akseve rrugore. Intensiteti i qarkullimit jashtë zonave urbane vlerësohet si mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare në anën e Maqedonisë nuk raportohen vonesa të theksuara për hyrje apo dalje nga vendi.
LAMM apelon për kujdes të shtuar nga drejtuesit e automjeteve, duke rekomanduar shpejtësi të adaptuar sipas kushteve të rrugës, respektimin e sinjalistikës rrugore dhe vozitje të kujdesshme, veçanërisht në segmentet malore dhe përgjatë luginave të lumenjve, ku ekziston rreziku i rrëshqitjes së dheut. Rrezikshmëria është më e theksuar në akset rrugore: Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Gjithashtu, nga 15 nëntori 2025 ka hyrë në fuqi detyrimi ligjor për posedim të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht kushteve aktuale atmosferike. Ky regjim do të mbetet i vlefshëm deri më 15 mars 2026.


