Në Universitetin e Tetovës, prej sot ka filluar afati i tretë i rregullt i aplikimit për regjistrimin e studentëve të rinj, për vitin akademik 2017/2018. Të gjithë kandidatët të cilët janë të interesuar që studimet e tyre t’i ndjekin në Universitetin e Tetovës, mund të aplikojnë vetëm në programet studimore në të cilat nuk janë plotësuar kuotat për regjistrim. Nga Zyra për informim e Universitetit të Tetovës njoftojnë se, afati i tretë i aplikimit për regjistrimin e studentëve të rinj, për vitin akademik 2017/2018, në Universitetin tonë do të zhvillohet nga 19 – 22 shtator 2017, ndërsa rezultatet preleminare do të shpallen më 25 shtator, në Ueb faqen zyrtare të Universitetit të Tetovës: www.unite.edu.mk. Po ashtu, nga kjo zyrë apelojnë te të gjithë të interesuarit, të cilët dëshirojnë që të regjistrohen në UT, se duhet t’i kenë këto dokumente për aplikim dhe regjistrim: fletaplikim (merret në hapësirat e Universitetit), dëftesat origjinale nga shkolla e mesme, diplomë për kryerjen e shkollës së mesme, certifikatë nga libri amzë i të lindurve, si dhe certifikatë për nënshtetësi
Data 20.05.2026
Aktuale
- VMRO: Filipçe hesht ndaj deklaratave fyese nga Bullgaria
- 16-vjeçari tmerron xhamitë e Tetovës, thyente kasafortat e donacioneve dhe merrte paratë
- Pse shumica e njerëzve shkruajnë me dorën e djathtë
- Akuzon LSDM: “Bota Serbe” mbi shtetin, VMRO në shërbim të Vuçiqit
- Kapen 500,000 € në “Tabanoc”, në një minibus që drejtohej nga një shtetas shqiptar
- LSM: Shporta sindikale minimale në muajin maj është 68.743 denarë
- Kaq po shitet nafta dhe benzina sot në Kosovë
- Një foshnje dërgohet pa shenja jete në QMF

