Prokuroria Themelore Publik për ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka thënë se duke realizuar bashkëpunimin juridik ndërkombëtar në procedimet para hetimore me prokurorinë publike për krim të organizuar dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë, zbuloi instalimin e laboratorit më të madh për përodime të paligjshëm të drogave sintetike në Evropën Juglindore.
Për koordinim paralel për hetim ndërkombëtar dhe bashkëpunim ishte formuar Ekip i Përbashkët Hetues i Organeve nga të dy vendet për të koordinuar një hetim dhe bashkëpunim paralel ndërkufitar.
– Gjatë ditës së djeshme, në zonën e Tetovës dhe Shkupit, Zyra e Prokurorit Publik, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme të RM-së – Departamenti kundër krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda realizoi aksion në kuadër të të cilit u zbulua i gjithë instalimi i prodhimit të paligjshëm të drogave sintetike dhe janë konfiskuar sasi të mëdha të këtij produkti, si dhe lëndët e para për prodhimin e saj, thuhen në komunikatën e Prokurorisë Publike.
Bëhet fjalë për një grup ndërkombëtar të krimit të organizuar e përbërë nga qytetarët e Serbisë dhe qytetarëve të Maqedonisë, e cila merret me prodhimin e paautorizuar, përpunimin, posedim, transferimin, ndërmjetësimin, shitjen ose blerjen, si dhe mënyrat e tjera të shpërndarjes joligjore të lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve. Në të njëjtën kohë, nga grupi në Tetovë ishte kompletuar laborator ilegal për prodhimin e drogave sintetike dhe prekursorëve me qëllim të shitjes të mëtejshëm dhe organizimin e dërgesave në Republikën e Maqedonisë, Serbisë dhe vendeve të tjera.
Agjencia e informative serbe Tanjug, informon se përmes këtij aksioni janë burgosur 8 anëtarë të organizatës kriminale mes të cilëve edhe organizatori i grupit Milan Zarubica.
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë Nebojsha Stefanoviq me rastin e veprimit të përbashkët të policisë serbe dhe maqedonase kanë theksuar se kjo është një nga rezultatet më të mira në kapjet e drogave sintetike.
Këtë vit ky është grupi i dhjetë i organizuar kriminal i kapur nga Prokuroria Publike për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin.
Prokurori përgjegjës publik ndërmorri hapa për hetimet ligjore për procesin e zbuluar të krimit dhe autorët e saj./d.k./esh/
Almakos.com
https://www.facebook.com/Almakos1/videos/1938277699546406/