Mëngjesin e 4 nëntorit 2025, rreth orës 07:40, në rrugën “Çarshia e Epërme” në Tetovë, një automjet i tipit “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës është përfshirë nga zjarri gjatë lëvizjes.
Siç raporton TetovaSot, ngjarjen e kanë vërejtur nëpunës policorë të SPB Tetovë gjatë kryerjes së detyrave zyrtare. Ata menjëherë i kanë bërë shenjë shoferit të braktisë automjetin, duke shmangur kështu pasojat e mundshme.
Zjarri fillimisht është tentuar të shuhet me aparat zjarrfikës nga vetë policët në vendngjarje, ndërsa më pas ndërhyrja e ekipit të Njësisë Territoriale Zjarrfikëse të Tetovës e ka shuar plotësisht zjarrin.
Sipas burimeve të TetovaSot, është kryer inspektim nga ekipi hetimor i SPB Tetovë për të përcaktuar shkaqet e zjarrit. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.TS


