KSHZ-ja me vendim të Gjykatës Administrative ka vendosur që ankesa për rivotim nga LSDM-ja në një vendvotim në Tearcë të zbatohet, edhe atë të dielën.
Por si duket kjo në një far mënyre rezultatet në Tearcë nuk do të pranohen nga VMRO, por për gazetarin Milenko Nedellkovski që e ka favorizuar me shkrimet e tija këtë parti, Tearca do të jetë çështje e kryer, duke aluduar se VMRO përsëri do t’i fitojë zgjedhjet dhe se ‘të hënën Gruevski do të jetë mandatari, të gatshëm’, shkruan Milenko në profilin e tij në Facebook.