Me 25.02.2019 në ora 22.30 në vendkalimin kufitar në Tabanoc, zyrtarët policor kanë kryer kontroll te udhëtarët në autobusin “Mercedes”, në pronësi të një personi juridik nga Struga, ku kanë gjetur dhe konfiskuar 79 gram kokain dhe rreth 350 gram heroin, transmeton Almakos.
Për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike”, janë arrestuar udhëtarët F.G.(42) nga Republika e Shqipërisë, D.M.(21) nga Bosnja dhe Hercegovina dhe D.P.(42) nga Republika e Serbisë. Ata janë dorëzuar në Stacionin Policor në Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme.
Po ndërmerren masa për zbardhjen e tërësishme të rastit.