Sot, në ambientet e qendrës inovative “Innox” në Shkup, u bë promovimi i librit “Mekami i Rumelisë” të poetit turk, me prejadhje shqiptare nga Kumanova, Xhelal Balkan. Në këtë event të organizuar nga shoqata “Köprü” dhe shoqata bamirëse “RUTEV” nga Turqia, morën pjesë shumë personalitete të sferës kulturore, shoqërore, politike, shkrimtarë, publicistë nga vendi dhe Republika e Turqisë.
Libri “Mekami i Rumelisë”, i poetit Xhelal Balkan, është botuar nga shtëpia botuese “Divan Yayıncılık”, të shoqatës kulturore “Köprü” nga Shkupi.