Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (15.08.) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik.
Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 201 gjoba, prej të cilave nëntëdhjetë e nëntë gjoba për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, pesëdhjetë e tri sanksione për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit, njëzet e tri për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, tetë sanksione për automjete të paregjistruara.
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.