Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (22.02.2022) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik.
Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 184 sanksione, prej të cilave pesëdhjetë e pesë sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, tridhjetë e dy masa për mosdhënie të përparësisë së kalimit këmbësorëve, njëzet e dy sanksione për kundërvajtje të këmbësorëve.
Poashtu janë shqiptuar edhe pesë sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, pesë sanksione për shoferë fillestarë, tetë gjoba për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit dhe dyzet e gjashtë gjoba për parkim jo të rregullt të automjeteve.
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.