Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (22.07.) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik.
Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 168 gjoba, prej të cilave 51 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, 11 për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, 4 gjoba për shoferët e motoçikletave, 6 gjoba për automjete të paregjistruara dhe në gjendje jo të rregulltë teknike,
Poashtu janë shqiptuar edhe 4 gjoba për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit, nëntë sanksione për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit dhe pesëdhjete e nëntë sanksione për parkim jo të rregulltë të automjeteve.
Kontrollime e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.