Në Shkup sanksionohen 155 shoferë, 34 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Në Shkup sanksionohen 155 shoferë, 34 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (23.01.2022) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik.
Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 155 sanksione, prej të cilave tridhjetë e katër sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, njëzet e tre sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, gjashtëmbëdhjetë sanksione për automjete gjendje teknike jo të rregullt.

Poashtu janë shqiptuar edhe njëzet e tre sanksione për drejtimin e automjetit në gjendje të dehur, dy sanksione për përdorimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, gjashtë gjoba për mosshfrytëzimin e rripit të sigurisë, dhjetë sanksione për shoferë fillestarë dhe katër gjoba për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe).

Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.