Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (19.08.) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik.
Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 137 gjoba, prej të cilave dyzet e tri për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, katër sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, katër gjoba për shofer fillestar, pesë për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), katër për mosshfrytëzimin e rripit të sigurisë, tri
gjoba për mosdhënie të përparësisë të kalimit këmbësorëve, katër sanksione për përdorimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, pesë kundërvajtje për shoferët e biçikletave dhe motoçikletave dhe pesëdhjetë sanksione për automjete të
parkuara në mënyrë të parregulltë.
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.