Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (25.01.2022) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik.
Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 131 sanksione, prej të cilave gjashtëmbëdhjetë sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, nëntë sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, gjashtë sanksione për automjete gjendje jo të rregullt teknike.
Poashtu janë shqiptuar edhe dy sanksione për shoferë fillestarë, dhjetë sanksione për përdorimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, tri gjoba për mosshfrytëzimin e rripit të sigurisë dhe shtatë gjoba për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe).
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.



