Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (29.07.) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik.
Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 111 gjoba, prej të cilave 37 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, katër gjoba për shoferët e motoçikletave, katër gjoba për tejkalim në mënyrë të parregulltë, nëntë sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer.
Poashtu janë shqiptuar pesë sanksione për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, dhe tridhjetë e katër për parkim të automjetit në mënyrë të parregulltë.
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.