Me 02.05.2019 në ora 15.30 në udhëkryqin nga rrugët “Vojvoda Vasil Cakalarov” dhe ‘Angel Dinev’ në Shkup, vetura e tipit “Jugo” me targa nga Shkupi, e drejtuar nga A.J.(32) nga Shkupi e ka goditur një vajzë 11 vjeçare, transmeton Almakos.
Vajza është lënduar rëndë dhe është dërguar për shërim në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”. Është kryer kontroll në vendngjarje nga ekipi i SPB Shkup.


