Me 07.06.2019 në ora 21.35 në SPB Shkup është lajmëruar se në rrugën “Kozle” ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë marr pjesë vetura e tipit “Opel Astra” me targa nga Shkupi, e drejtuar nga A.B.(35) nga Shkupi dhe biçikletës së drejtuar nga G.G.(59) nga Shkupi, transmeton Almakos.
Në aksident është lënduar rëndë shoferi i biçikletës ku është dërguar për shërim në Kompleksin e Klinikave ‘Nënë Tereza’. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Shkup dhe po punohet për zbardhjen e rastit.


