Me 07.06.2019 në ora 16.25 në SPB Shkup është lajmëruar se në bulevardin “ASNOM” vetura e tipit “Hjundai aksent” me targa nga Shkupi e drejtuar nga Z.S.(22) nga Shkupi e ka goditur këmbësorin N.D.(82) nga Shkupi, transmeton Almakos.
Në aksident është lënduar rëndë këmbësori i cili është dërguar në Kompleksin e Klinikave ‘Nënë Tereza” për ndihmë mjekësore. Është kryer kontroll në vendngjarje nga ekipi i SPB Shkup dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rastit.


