Me 07.06.2019 në ora 11.20 në SPB Shkup është lajmëruar se në rrugën ‘Dimitrie Cupovski’ vetura e tipit “Folksvagen golf” me targa nga Shkupi, e drejtuar nga S.A.(28) e ka goditur këmbësorin M.A.(72) nga Shkupi, transmeton Almakos.
Në aksident është lënduar rëndë këmbësori i cili për shërim mjekësor është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”.
Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Shkup dhe po punohet për zbardhjen e tërësishme të rastit.


