Me 04.06.2019 në ora 01.10 në SPB Shkup është lajmëruar se në bulevardin “Nikolla Karev”, derisa ka lëvizur autobusi i JSP në drejtim për në Autokomandë, janë gjuajtur gur në drejtim të tij ku është thyer një xham, transmeton Almakos.
Persona të lënduar nuk ka. Në lidhje me ngjarjen janë identifikuar dhe thirrur në stacionin policor pesë adoleshent. Pas dokumentimit të rastit do të ngriten padi adekuate penale.


