Mbi 150 liderë biznesi nga Evropa Juglindore, katër kryeministra nga
Ballkani Perëndimor, ministra dhe përfaqësues nga Bashkimi Evropian do të marrin pjesë në Samitin rajonal 100 që do të mbahet në Shkup.
Lidhshmëria është tema kryesore e Samitit 100 në Shkup, gjegjësisht lidhshmëria në fusha të ndryshme dhe në nivele të ndryshme. Një nga folësit kryesorë do të jetë eurokomisarja për Transport, Violeta Bulc të cilës do t’i bashkohen liderë të njohur të biznesit, përfaqësues të kompanive të njohura nga rajoni, si Hidrija, ASA Group, Fondacioni Atlas, Grupi Atlantik, Gorenje, BMV, Podravka, Filip Moris, BBI , Uber, Bambi dhe të tjerët, si dhe përfaqësues nga institucionet financiare ndërkombëtare si Banka Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim, Korporata Financiare Ndërkombëtare, Banka Evropiane e Investimeve, Banka Botërore dhe shumë përfaqësues të tjerë të sektorit të biznesit.
Samitin zyrtarisht do ta hapin kryetari i Bordit të Samitit 100, Zhivko Mukaetov dhe Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov.
Sot do të mbahet edhe panel me temë “E-Koncepti për përshpejtimin e rritjes bazuar në lidhshmërinë” në të cilin do të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri i Angazhuar për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev.
Në ditën e parë të Samitit pritet paralajmërim për fillim të realizimit të projektit Edison për elektrizimin e autostradave në rajon. Ky është një projekt rajonal që doli nga iniciativa 100 e Samitit, platforma e të cilit u nis në Slloveni në vitin 2015.
Paneli me kryeministrat e vendeve të rajonit do të mbahet nesër. Është konfirmuar pjesëmarrje e kryeministrave të Maqedonisë, Zoran Zaev, të Shqipërisë, Edi Rama dhe Malit të Zi, Dushko Markoviq dhe kryesuesit me Këshillin e ministrave të BeH , Denis Xvizdiq.
Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë, Zoran Zaev është ftuar të marrë pjesë me fjalimin e tij në paneldebatin plenar të kryeministrave nën titullin “Marrëveshja e re për kohën e re, apo, nëse rajoni është i përgatitur për garë në skenën globale”, në të cilën do të diskutohen edhe temat e energjisë, për ekonomitë e bazuara në njohuri, për marka, ekonominë digjitale dhe për strategjitë për lidhjen e rajonit dhe për iniciativat e përbashkëta ne fushën e turizmit.
Data 30.10.2026
Aktuale
- Sela: BDI-ja ekzaltohet nga Mickoski, sa herë që flet për zgjedhje
- Sela: I kërkoj falje idealistëve të ASH-që për koalicionin me BDI, Taravari shkaktoi përçarjen
- Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut shprehin solidaritet pas aksidentit tragjik të helikopterit të EUFOR-it në BeH
- Veliaj sfidon nga burgu: Dua urdhrin e kryeministrit që më transferoi në Fier
- Putin paralajmëron Evropën: Jemi të gatshëm për luftë
- Mucunski: Është e pahijshme që një vend anëtar i BE-së si Bullgaria, të bëhet strehë për persona të dënuar si Iva Mihajllova
- Microsoft dhe OpenAI: Partneriteti që sjell miliarda në tremujorin e fundit
- Ndodh e papritura: Nis sonte Big Brother VIP Kosova, futen tre banorët e parë – ja ku mund ta ndiqni


