Me 04.03.2019 në ora 13.45 është lajmëruar se në rrugën magjistrale Veles-Shtip, në qarkun në fshatin Kadrifakovo, ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës së tipit ‘Fiat Dukato’ me targa nga Kocani, e drejtuar nga S.M.(64) nga Kocani dhe veturës së tipit “Pezho 206” me targa nga Shkupi, e drejtuar nga V.I.(66) nga Shkupi, transmeton Almakos.
Në aksident shoferi i veturës “Pezho” është lënduar rëndë, ndërsa bashkëudhëtarja nga vetura e njëjtë M.I.H.D.(66) është lënduar lehtë. Të lënduarit me veturën e Ndihmës së shpejtë janë dërguar në Qendrën Klinike në Shtip, ku iu është dhënë ndihmë mjekësore.
Kontroll në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Shën Nikollë.