Me 02.03.2019 në ora 19.05 në rrugën magjistrale Shtip-Kocani, në fshatin Obleshevo, ka ndodhur një aksident trafiku ku vetura e tipit “Opel” me targa nga Shkupi, e drejtuar nga P.V.(53) nga fshati Velusa, Strumicë, e ka goditur këmbësorin V.P.(74) nga fshati Obleshevo, transmeton Almakos.
Është lënduar rëndë V.P. i cii është dërguar në Spitalin Klinik në Shtip. Pas autorizimit të prokurorit publik, kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Kocani.
Po punohet për zbardhjen e rastit.