Me 19.01.2019 në ora 16.45 në rrugën magjistrale Kocani-Shtip, në hyrje të fshatit Balvan i Poshtëm, V.D.(56) nga Shtipi, duke drejtuar veturën e tipit “Ford Fokus” me targa nga Shtipi, ka dal nga rruga dhe është përplasur me një shenjë komunikacioni, transmeton Almakos.
Nga goditja, shoferi V.D. është lënduar rëndë dhe është dërguar në Spitalin Klinik në Shtip. Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes nga ana e ekipit të SPB Shtip.

