Me 21.02.2019 në ora 21.30 në autostradën Gjevgjeli-Negotinë, tek ura Klisura, zyrtarët policor kanë penguar veturën e tipit “Mercedes” me targa nga Shkupi e drejtuar nga S.O.(47) nga Shkupi, transmeton Almakos.
Gjatë kontrollit në veturë janë gjetur 10 emigrant nga Afganistani dhe Pakistani. Shoferi dhe emigrantët janë arrestuar dhe mbajtur në Stacionin Policor në Negotinë për zbardhjen e rastit.