Në regjistrin e automjeteve të organeve shtetëtore, organeve të vetëqeverisjeve lokale, ndërmarrjeve publike ose personave të tjerë juridikë që disponojnë me kapital shtetëtor të Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit në kuadër të afatit të përcaktuar me aktivitetet zgjedhore për zgjedhjett lokale më 19 gusht, janë regjistruar 1916 automjete të paraqitura nga institucione të shumta.
Organet shtetërore, organet e vetlqeverisjes lokale, ndërmarrjet publike ose personat e tjerë juridikë që disponojnë me kapital shtetëror ishin të detyruar të dorëzonin të dhëna për numrin, markën e automjetit, vitin e prodhimit, numrin e regjistrimit dhe gjendjen e automjetit në KSHPK jo më vonë se 18 gusht.
Nëse personat juridikë nuk dorëzojnë të dhëna për numrin, llojin, targën dhe gjendjen e automjeteve me të cilat disponojnë brenda afatit të përcaktuar, KSHPK-ja fillon procedurë kundërvajtjeje brenda 15 ditëve nga skadimi i afatit për dorëzimin e të dhënave.
Regjistrimi i automjeteve të institucioneve kryhet me qëllim që ato të mos përdorën nga zyrtarët dhe personat e tjerë të emëruar dhe të zgjedhur për nevojat e fushatave zgjedhore.
Ndërkohë, qeveria ka vendosur që të gjitha automjetet zyrtare të marrin targa speciale, me ngjyrë të kuqe deri më 15 shtator 2025, me qëllim rritjen e transparencës dhe parandalimin e keqpërdorimeve. Është planifikuar gjithashtu të futet një regjistër i posaçëm i automjeteve shtetërore, i cili do të mundësojë regjistrim të saktë të vendndodhjes dhe përdorimit të çdo automjeti zyrtar.