Me 04.05.2019 në ora 12.10 në regjionin e fshatit Llojan, komuna e Likovës, në afërsi të Rrugës së Miratocës, gjatë kryerjes së patrullimit, zyrtarët policor nga Stacioni Policor për mbikëqyrje kufitare në Sopot e kanë parë dhe penguar personin K.D.(55) nga Republika Popullore e Kinës i cili ilegalisht e ka kaluar kufirin shtetëror nga Republika e Serbisë për në Republikën e Maqedonisë Veriore, transmeton Almakos.
Ai është arrestuar dhe dorëzuar te zyrtarët policor nga SPB Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme.


