Më 28.01.2026, nëpunës policorë nga NJPB Negotinë, sipas urdhrit të Prokurorisë Themelore Publike Kavadar, e privuan nga liria një 40-vjeçar, 26-vjeçar, 22-vjeçar dhe 20-vjeçar nga një fshat i Negotinës, në lidhje me veprën penale “përdhunimi i fëmijës i cili nuk i ka mbushur 15 vjet” e ndëshkueshme sipas nenit 188 të Kodit Penal.
Ata dyshohen se kanë kryer akt të dhunshëm seksual ndaj një të miture 13-vjeçare.
Personat janë ndaluar në stacion policor, dhe më pas janë shoqëruar në Gjykatën Themelore të Kavadarit, ku nga gjykatësi i procedurës paraprake, u janë caktuar masat e paraburgimit në kohëzgjatje nga 30 ditë, pas çka janë shoqëruar në Institucionin Ndëshkues – Përmirësues Burgu -Shkup për vuajtje të masës.


