Polica e Kosovës në Pejë ka arrestuar të dyshuarin, pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij të mitur.
Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur të enjten, rreth orës 13:30, në Pejë, raporton Zeri.info.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij, viktimës femër kosovare, e mitur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /Zëri