Pas tetë vitesh qeverisje socialiste, Portugalia kthehet djathtas. Aleanca Demokratike (AD), një koalicion i qendrës së djathtë, fitoi zgjedhjet politike në Portugali me 29.4% të votave përpara Partisë Socialiste (PS) e cila u ndal në 28.6%.
“Fituesja” e vërtetë e zgjedhjeve, megjithatë, është partia populiste Chega, e cila nga 7.8% të votave të marra në 2022, shkoi në 18%, duke siguruar 46 deputetë. Megjithatë, formimi i qeverisë mbetet i panjohur dhe të gjithë skenarët në të ardhmen mbeten të hapura
Vetëm në ditët në vijim do të shihet nëse do të ruhet pakti mes të gjitha forcave politike për ta mbajtur Chega-n larg qeverisë.
Gjatë gjithë fushatës elektorale, konservatorët e Aleancës Demokratike kanë përjashtuar gjithmonë mundësinë e formimit të një ekzekutivi me ekstremistët e Venturës.
Vetë lideri i moderuar, Luis Montenegro konfirmoi veton e tij, por anëtarët e tjerë të partisë së tij nuk ishin aq të qartë në këtë pikë.
Megjithatë, nëse ruhet ky lloj “conventio ad excludedum”, e vetmja mënyrë që i mbetet Portugalisë për të pasur një qeveri është formula e marrëveshjeve të gjera midis socialistëve dhe të moderuarve, me një ekzekutiv ndoshta të udhëhequr nga vetë Montenegro.
Është triumfi i një lideri politik që arriti të mbijetojë politikisht për 25 vjet dhe sheh këmbënguljen e tij të shpërblyer. Të gjithë menduan se karriera e tij kishte marrë fund, ndoshta pas zgjedhjeve evropiane të kësaj pranvere, por në fund të nëntorit, në funksion të këtyre zgjedhjeve të parakohshme, ai u konfirmua si kandidat për kryeministër.
Në frontin progresiv, Pedro Nuno Santos, 47 vjeç, u bë kreu i socialistëve portugez dhjetorin e kaluar. Ardhja e tij u pa si shenjë e ndryshimit të brezit në parti, por edhe si një kthesë e qartë majtas.
I mbiquajtur “fëmija i tmerrshëm” i Partisë Socialiste, ai fitoi një reputacion si një rebel dhe radikal më shumë se dhjetë vjet më parë, kur Portugalia sapo ishte shpëtuar nga trojka
Ndërkohë, nuk mund të përjashtohet një marrëveshje dypartiake me të djathtën e moderuar për të ruajtur “kordonin sanitar” ndaj ekstremistëve të Chega-s.