Duke filluar prej sot e deri të shtunën, në Varshavë të Polonisë do të mbahet forum afarizmi i femrave sipërmarrëse maqedono-polake, shkruan Almakos.
Sipas AIM-së, qëllimi i forumit është arritja e lidhjeve më të afërta afariste, mundësitë për bashkëpunim ekonomik, si edhe promovimi i eksporti të Maqedonisë në Poloni.
Gjithashtu, synohet tërheqja e investuesve të mundshëm polak si edhe të shqyrtohen përvojat polake e shfrytëzimit të fondeve strukturore të BE-së. /Almakos.com/