Siç njoftojnë nga LAMM, trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme.
Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur. Për shkak të pushimeve verore, ka një frekuencë të shtuar të automjeteve, në pikën kufitare Tabanoc koha e pritjes për hyrje në vend është rreth një ore, në pikat e tjera kufitare në anën e Maqedonisë nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
Gjithashtu ata rekomandojnë përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të trafikut dhe vozitje të kujdesshme, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut.
Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.