Me 22.02.2019 rreth orës 20.00 zyrtarët policor nga vendkalimi kufitar Frangovë, gjatë rrethimit në një kanal ujërash në bregun e liqenit të Ohrit në fshatin Kalishtë kanë gjetur katër thasë prej najloni me rreth 50 kilogram marihuanë, transmeton Almakos.
Thasët e gjetur janë ngritur për procedurë të mëtutjeshme. Po ndërmerren masa për zbardhjen e tërësishme të rastit.