Me 04.02.2019 rreth orës 09.20 në Stacionin Policor në Dracevë është njoftuar se në rrugën Kitka në afërsi të shkollës së mesme shtetërore ‘Vëllezërit Miladinovci’ në lagjen Dracevë është shkaktuar një sulm fizik midis nxënësve, ndërsa A.B.(17) nga fshati Vrazhale me thikë i ka shkaktuar plagë R.D.(1 nga fshati Batinc, Shkup, transmeton Almakos.
R.D. është dërguar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “Shën Naum Ohri”, ndërsa A.B. iu është dhënë ndihmë mjekësore në Shtëpinë e Shëndetit në Dracevë. A.B. është arrestuar në stacionin policor, ndërsa janë thirrur edhe pesë nxënës tjerë që kanë marr pjesë në përleshjen fizike.
Pas dokumentimit të rastit do të ngriten padi adekuate penale.