SPB Tetovë ka ngritur padi penale kundër R.A.(31) nga Tetova për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike”, transmeton Almakos.
Me 23.07.2018 në një lokal në rrugën “Kiro Risteski Drnc” në Tetovë, zyrtarët policor e kanë kontrolluar të paditurin ku kanë gjetur dhe konfiskuar kokain.