Me 02.05.2019 në ora 12.20 në SPB Shkup, nga Kompleksi i Klinikave “Nënë Tereza” është lajmëruar në polici se tek to ka ardhur një fëmijë një vjeçar i lënduar, transmeton Almakos.
I.S.(34), babai i fëmijës, ka lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 10.00 pasi që e ka marr vajzën e saj një vjeçare nga një kopsht në lagjen Cento, ka parë shenja në fytyrë, sy dhe veshë dhe sipas rrëfimit të edukatores nga kopshti fëmija lëndimet i ka marr nga një fëmijë tjetër që ka qenë i moshës nga rreth një vit e gjashtë muaj.
Po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit.


