Në grup prej 13 emigrantëve ilegalë nga Iraku ka zbuluar dje policia
kufitare në bunkerin e bërë special në automjetin transportues me targa bullgare, të drejtuar nga një shtetas grek.
Siç kumtoi MPB-ja, grupi i emigrantëve është zbuluar rreth orës 20:45 minuta në Vendkalimin kufitar “Bogorodicë” nga ana e nëpunësve policorë në bashkëveprim me nëpunësit doganorë, gjatë kontrollit të automjetit transportues “Reno” me targa bullgare, të drejtuar nga S.A. (45) nga Republika e Greqisë.
“Migrantët janë gjetur në një bunker special të bërë në pjesën e përparme të rimorkios, menjëherë pas kabinës së automjetit. Qendra rajonale për punë kufitare Jug pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme deri te Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar Shkup parashtroi kallëzim penale kundër S.S. për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për vepër të bërë penale ‘fshehje të migrantëve'”, theksojnë nga MPB-ja.
Data 18.09.2025
Aktuale
- VLEN mbështet thirrjen e BE-së për debat urgjent mbi agresionin kundër Katarit
- Gjashtë kandidatë për kryetar të Tetovës dhe 10 lista këshilltarësh
- E kërcënoi një person me armë plastike, arrestohet 48-vjeçari nga Gostivari
- Osmani: Sundimi i ligjit në Maqedoni nuk është përmirësuar, Çairi “njollë e zezë”
- Vajzë 12-vjeçare sulmohet nga disa të mitur në sheshin e Tetovës
- Trençevska: Gratë nuk duhet të jetojnë me frikë
- Ajdari: As VMRO, as Levica e as “bota serbe” nuk vendosin kush i përfaqëson shqiptarët
- Ali Ahmeti uron Ramën: Na ke përkrah, në mbështetje të Shqipërisë europiane