Me 22.03.2019 në ora 16.30 në SPB Shkup është lajmëruar se në rrugën “Brigada e dytë maqedonase” në një çajtore pas një zënke paraprake një person 17 vjeçar nga Shkupi është therur nga një person tjetër i moshës së njëjtë, transmeton Almakos.
Të lënduarit iu është dhënë ndihmë mjekësore në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”. Po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit.