Mbrëmë në mënyrë solemne u bë hapja e shtabit zgjedhor të Partisë Alternativa në koalicion me ASH në lagjen më të madhe në qytetin e Kumanovës, Lagjen e trimave.
Para të pranishmëve entuziast dhe të shumtë prezantuan platformën politike të koalicionit “Tash është koha” dy kandidatët për deputet, Safije Sadiku Shaini dhe Elmi Aziri.
Safije Sadiku Shaini prezantoi pikat rreth të cilave do të përqëndrohet aktiviteti i saj i ardhshëm politik ku ndërmjet tjerash vendoi theksin mbi rëndësinë e ndryshimit të madh që do të ndodh me 15 korrik të këtij viti.
Elmi Aziri përmendi shkeljen e vazhdueshme që iu është bërë shqiptarëve të Kumanovës e sidomos të Lagjes së trimave duke premtuar në këtë mënyrë se nuk do të lejoje që ky avaz të vazhdoje.
Dy kandidatët dhe folësit tjerë u pajtuan në idenë se me rrethimin e numrit 5 me 15 korrik të këtij viti, situata domosdoshmërisht do të ndryshoje për të mirë.




