Me 18.02.2019 në ora 17.40 në rrugën regjionale Tetovë-fshati Jazhincë ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës së tipit ‘Folksvagen golf” me targa nga Tetova e drejtuar nga A.D.(59) nga fshati Nerasht, traktori “IMT 539” pa targa, e drejtuar nga A.B.(50) nga fshait Dobroshtë, ndërsa është goditur vetura e parkuar “Folksvagen golf” me targa nga Tetova në pronësi dhe e parkuar nga B.E.(36) nga fshati Dobroshtë, transmeton Almakos.
Në aksident janë lënduar dy shoferët dhe A.D.(59) nga fshati Nerasht, bashkëudhëtare në veturën “Folksvagen Golf”, e drejtuar nga A.D.
Me vetura tjera ata janë bartur në Spitalin Klinik në Tetovë, ku mjeku ka konstatuar vdekjen te shoferi i traktorit.
Derisa te bashkëudhëtarja A.D. janë konstatuar lëndime të rënda dhe me veturën e Ndihmës së Shpejtë është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.
Te A.D. janë konstatuar lëndime të lehta dhe pas ndihmës mjekësore është lëshuar në shtëpi.
Kontroll në vendngjarje ka kryer Prokurori Publik dhe ekipi i SPB Tetovë. Me urdhër të Prokurorit Publik, mbi trupin e të vdekurit do të kryhet obduksion.